Dueli ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Korabit: Jemi të plotë, për rezultat pozitiv në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 10:51

Dueli ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Korabit: Jemi të plotë, për rezultat pozitiv në Vlorë

Pas atij barazimi në start, Korabi do të luajë nesër në transfertë ndaj Flamurtarit. Dibranët shpresojnë të mos kthehen pa pikë nga Vlora, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë. Ndonëse dy ekipet janë ndeshur për herë të parë në sezonin 2016-2017, ku në katër takime të luajtura Korabi ka marrë vetëm një fitore dhe ka pësuar tri humbje. Trajneri i dibranëve, Shpend Kumbarçe, për “Panorama Sport”, përpara sfidës me vlonjatet, u shpreh:

Kumbarce

“Përpara kemi një ndeshje të vështirë dhe vlerësimi duhet të jetë maksimal gjatë sfidës. Kundërshtari është një ekip me histori që e meriton të respektohet.

Për Flamurtarin e kemi ekipin e plotë, të gjithë futbollistët i kam në dispozicion. Kemi punuar gjatë gjithë javës me seriozitet për këtë sfidë dhe do të udhëtojmë për një rezultat pozitiv”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"