Dueli ndaj Egnatias, Kukësi mbyll përgatitjet me… teste anti-COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:50

Dueli ndaj Egnatias, Kukësi mbyll përgatitjet me… teste anti-COVID

Situata me COVID-19 duket se ka shqetësuar në periudhën e fundit klubin e Kukësit, ndaj verilindorët kanë dashur të sigurohen që të mos krijohet një vatër brenda ekipit. Kështu, të gjithë i janë nënshtruar sot testeve anti-COVID dhe sipas klubit, të gjithë kanë rezultuar negativ brenda grupit që do të udhëtojë nesër për ndeshjen ndaj Egnatias.

teste anti covid

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futbollistët dhe stafi i klubit të Kukësit, i janë nënshtruar sot një tamponi PCR për Covid, teksa  fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ.

Grumbullimi i disa futbollistëve me ekipet kombëtare dhe ndeshjet e shumta gjatë këtyre ditëve, kanë bërë që klubi të organizojë një kontroll për stafin dhe lojtarët në mënyrë që të jemi të sigurt për shëndetin e të gjithëve dhe atyre që na rrethojnë.

Skuadra zhvillon sot stërvitjen e fundit në Durrës para ndeshjes ndaj Egnatias dhe më pas do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme. Takimi ndaj Egnatias, do të jetë i pari i fazës së dytë teksa në ndeshjen e parë kemi fituar me rezultatin 1-3.

testet kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"