Dueli ndaj Dinamos, kapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:50

Dueli ndaj Dinamos, kapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Pas humbjes së pësuar të shtunën e kaluar në Shijak ndaj Bylisit, një tjetër ndeshje e vështirë i pret sot shijakasit në stadiumin “Tofik Jashari”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Rejnaldo Troplini-788981

Përballë Erzenit do të jetë Dinamoja Superiore dhe ndeshja parashikohet e vështirë, por shijakasit do të reagojnë pas lojës së dobët me Bylisin. I pyetur për këtë ndeshje, kapiteni i Erzenit, Rejnaldo Troplini, thotë:

“Pavarësisht se patëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur dhe kjo vlen për të gjitha ekipet, i kemi shfrytëzuar maksimalisht seancat stërvitore.

Jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me 18 herë kampionët e Shqipërisë, Dinamon, pavarësisht se është ndeshje Kupe. E kemi vlerësuar këtë takim dhe do të japim maksimumin. Jemi të mobilizuar për të bërë një lojë më të mirë dhe synimi ynë është fitorja, për më tepër kthesa e duhur nga e shtuna e kaluar përballë Bylisit në kampionat”.

FIQIRI LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"