Dueli ndaj Butrintit, Nevil Dede pa dy lojtarë kundër sarandiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2022 | 10:10

Dueli ndaj Butrintit, Nevil Dede pa dy lojtarë kundër sarandiotëve

Erzeni kërkon rikthimin te fitorja, pikërisht sot në stadiumin “Tofik Jashari” kundër Butrintit e Sarandës.

Erzeni

Shijakasit i kanë zhvilluar seancat stërvitore edhe këtë javë në Kamzë, ku janë parë mjaft të mobilizuar për të vazhduar rrugëtimin drejt rikthimit në elitë.

Trajneri Nevil Dede është i detyruar të bëjë lëvizje në formacion në prag të këtij takimi, pasi portieri Isli Hidi dhe mesfushori Xhuljo Mehmeti, kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojnë.

Dede ka paralajmëruar lojtarët se duhet të marrin seriozisht kundërshtarin, që lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Drejtori sportiv i Erzenit, Fundim Dollaku, shkurtimisht për gazetën deklaroi:

“Skuadra është gati për të fituar ndeshjen e radhës në shtëpi. Jemi të ndërgjegjshëm se edhe sarandjotët do të bëjnë gjithçka për të dalë me pikë, prandaj na pret një ndeshje e vështirë, ku duhet të fitojmë për të marrë kreun”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"