Dueli ndaj Butrintit, flet trajneri i beratasve: Tomori, luan për pikë në Sarandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 10:59

Dueli ndaj Butrintit, flet trajneri i beratasve: Tomori, luan për pikë në Sarandë

Tomori do të paraqitet në Sarandë për dy rezultate, e papranueshme konsiderohet vetëm humbja. Vetëm kështu beratasit do të ndihen më të qetë sa i përket realizimit të objektivit, pozicionimi në gjashtëshen e parë. Përpara sfidës me Butrintin, trajneri Klodian Arbëri, për “Panorama Sport” u shpreh:

KLODIAN ARBERI

“Kemi grupin e plotë, por edhe besimin maksimal në vete, ku përballë Butrintit të luajmë për një nga dy rezultatet pozitive që kemi në dispozicion.

Unë besoj shumë te futbollistët e mi, se përballë Butrintit do të tregojnë vlerat e tyre të vërteta.

Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim, por edhe kundërshtarin, ndaj besoj se fusha do të japë një verdikt të drejtë për sa i përket rezultatit final”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"