Dueli ndaj Besës, Bruka: Fitojmë dhe parakalojmë kavajasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2022 | 11:42

Dueli ndaj Besës, Bruka: Fitojmë dhe parakalojmë kavajasit

Besëlidhja u dha fund përgatitjeve dhe është gati që të presë sot në orën 15:00 Besën. Me humbjen që pësuan një javë më parë në Sarandë, rreziku mbetet prezent. Në kësi kushtesh, Alban Bruka llogarit vetëm fitoren me kavajasit. Në lidhje me këtë, trajneri për “Panorama Sport” deklaron:

BRUKA BESELIDHJA

“Teksa kampionatit po i vjen fundi, temperaturat janë nxehur. Na duhet mobilizim total që të dalim pa pasoja nga kjo situatë.

Tani të gjitha energjitë po i kanalizojmë totalisht te 180 minutat e mbetura. Në radhë, nesër (sot) në stadiumin tonë presim Besën.

Një supersfidë me aromë ‘Superioreje’, që kanë hall të njëjtë edhe këtë sezon. Me kavajasit na ndan vetëm një pikë.

Ne jemi më poshtë, çka na detyron që me gjithë respektin që kemi për ta, të luftojmë vetëm për fitore dhe jam i bindur se do ta fitojmë këtë takim për hir të mbijetesës, pa nevojën e ndeshjeve shtesë të ‘play out’-it.

Pozitive për ne është se shumicën dërrmuese të futbollistëve i kemi në dispozicion në formë të plotë, ndaj jemi të qetë. Qetësinë na e shton edhe të qenit në fushën tonë, gjë që është shumë e rëndësishme”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"