Dueli ndaj Benfikës, flet Danilo: Juventusi nuk ka asnjë rrugë tjetër veç tre pikëve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 11:37

Dueli ndaj Benfikës, flet Danilo: Juventusi nuk ka asnjë rrugë tjetër veç tre pikëve!

Në konferencë për shtyp, krah trajnerit Alegri, ishte edhe Danilo. Direkt në temë e pa lojëra fjalësh, braziliani, i cili deklaroi:

DANILO 1

“Duhet të fitojmë ndeshjen. Duhet të jemi të ekuilibruar, të luajmë një lojë inteligjente, por me qëllimin e vetëm të fitores. E dimë se duhet të përmirësohemi dhe duhet ta bëjmë sa më shpejt. Reagimi ynë si ekip duhet të fillojë që nga ndeshja me Benfikën”.

Ndaj Salernitanës, bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të parë tepër mediokre. Pikërisht ato 45 minuta duhet të jenë shtysa e Juves, sipas Danilos, që shtoi:

“Nuk mund të falim një pjesë loje siç bëmë me Salernitanën, sepse në këtë nivel nuk mund të besh gabime. Do të jetë vendimtare si gjithë ndeshjet e tjera në Champions, por na nevojitet fitorja e parë”.

Për duelin e sotëm në orën 21:00, mbrojtësi shpreson edhe të mbështetja e publikut juventin.

“Jam i bindur që tifozët tanë do të na japin energjinë e duhur dhe ne do të duhet të jemi të aftë për ta shfrytëzuar atë. E dimë se duhet të hedhim një hap përpara edhe në aspektin mendor, për të marrë fitoret që kërkon Juvja.

Benfika është një ekip i madh, me një histori të pabesueshme. I respektojmë shumë sepse kanë lojtarë të mëdhenj e me përvojë dhe një trajner që ka mundur të lërë gjurmë në lojën e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"