Dueli ndaj bardhebluve/ Vjet luftonte me Tiranën për titull, tani Laçi është i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 12:48

Dueli ndaj bardhebluve/ Vjet luftonte me Tiranën për titull, tani Laçi është i fundit

Laçi do të jetë mysafir në kryeqytet, duke luajtur me Tiranën.

LACI

Në vitet e fundit, Tirana dhe Laçi kanë zhvilluar ndeshje të forta, por asnjëherë si njëra dhe tjetra skuadër nuk e kanë dominuar përballjen.

Në kampionatin e fundit, Laçi i shtyu fitimin e titullit Tiranës. Gjatë 55 ndeshjeve të fundit, Tirana ka fituar 27 ndeshje, 13 i ka barazuar, ndërsa 13 janë humbur dhe golavarash 69-37.

Po kështu, te skuadra bardheblu ka një ushtri me ish-futbollistë të Laçit, duke filluar nga Deliu, Xhixha, Lulaj, pa folur për lojtarë të tjerë. Laçi vjet e humbi davanë e titullit ndaj Tiranës, ndërsa tani situata është ndryshe.

Kurbinasit vijnë nga një ndeshje e luftuar me Kukësin, por pa shumë raste për shënim. Diferencën e bëri pikërisht goli i sulmuesit brazilian të verilindorëve në pjesën e parë, pasi i dha edhe qetësinë Kukësit.

Vendi i fundit tashmë i përket përsëri Laçit, i cili regjistroi humbjen e 5-të radhazi me shifrat 1-0.

Kurse nga ana tjetër, komplikohet edhe më shumë situata e Vukiçeviçit në pankinën e ekipit kurbinas.

Për të mos folur për Laçin që ka vetëm tri pikë.

Nëse vazhdon kështu e ka shumë të vështirë qëndrimin. Fakt është që skuadra nuk është më ajo e sezoneve të fundit. Janë larguar futbollistë me peshë që po ndikon në ecurinë e skuadrës bardhezi, e cila ka qenë një nga më të mirat e viteve të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"