Dueli ndaj Anglisë, legjenda e Senegalit: Me penallti i eliminojmë kollaj britanikët sepse kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:27

Dueli ndaj Anglisë, legjenda e Senegalit: Me penallti i eliminojmë kollaj britanikët sepse kemi…

El Haxhi Diuf ka vënë gishtin në plagën e anglezëve, duke thënë se në rast se mes Senegalit të tij dhe Anglisë ndeshja do të përcaktohet nga penalltitë, atëherë eliminimi i europianëve do të jetë i sigurt për shkak se ata kanë portierin Eduard Mendi në portë. Gardiani i Çelsit ishte heroi i kampionëve të Afrikës në finalen kundër Egjiptit në shkurt dhe një muaj më vonë në “play off”-in e Kupës së Botës.

EL HAXHI DIUF

“Nëse shkojmë te penalltitë, ne do ta fitojmë, është e lehtë”, tha ishsulmuesi i Liverpulit, i cili sot punon si këshilltar i presidentit të Federatës Senegaleze të Futbollit dhe është një mentor i lojtarëve të rinj të kombëtares.

“Unë e njoh Mendinë dhe e di se ai mund të presë disa nga penalltitë e tyre. Ne do të fitojmë gjithnjë me penallti”, tha duke buzëqeshur 41-vjeçari, i cili ishte heroi i Senegalit në Botërorin e 2002-shit, kur ata shkruan historinë dhe u kualifikuan në çerekfinale pasi mundën kampionët në fuqi të Francës 1-0.

“Më kujton shumë ndeshjen tonë kundër Francës. Ata menduan se e kishin fituar atë përpara se të luhej. Nëse Anglia bën të njëjtën gjë të dielën, do të jetë mirë për ne.

Ne nuk jemi favoritë, por do të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Anglia ka një skuadër shumë të mirë, ata kanë kopjuar stilin e Pep Guardiolës dhe Sitit të tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"