Dueli me “pancerat”, Mançini: Ndaj Gjermanisë pres një Itali spektakolare!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 13:03

Dueli me “pancerat”, Mançini: Ndaj Gjermanisë pres një Itali spektakolare!

Një barazim që ngjall qetësi në radhët e bluve. Në stadiumin “Molineux”, Italia e Roberto Mançinit mori një barazim në ndeshjen e tretë të Ligës A të grupit 3 të Ligës së Kombeve kundër Anglisë.

mancini

“Azzurrët” mbajnë kreun e grupit. Për mikrofonat e “Rai”-t, trajneri i kampionëve të Europës komentoi për ndeshjen e djemve të tij:

“Ne kishim ndoshta më shumë mundësi të mira se ata, por bëmë pak. Ata bënë një ndeshje të mirë, nuk ishte e lehtë”. Në fillim Gjermania, më pas Hungaria dhe në fund Anglia. Italia “del Mancio” vazhdon të gjejë konfirmim përmes gjuhës së përbashkët të lojës, por trajneri sheh hapësirë të madhe për përmirësim:

“Duhet të përmirësohemi shumë sidomos kur sulmojmë, duhet të shënojmë gola. Në pjesën e parë patëm tri raste që nuk duhej t’i humbnim. Ndonjëherë kemi bërë gabime kur dilnim, ishim pak të përafërt, por është pjesë e rrugës së rritjes së djemve. Ne nuk mendonim se po bënim aq mirë sa kemi bërë.

Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë. Duhet të punojmë për të provuar të shënojmë. Është e qartë nëse Fratesi do të shënonte pas pesë minutash, është një lojë krejtësisht tjetër.

Por është e rëndësishme që ai të jetë aty, herën tjetër do ta bëjë”. “Për problemin e sulmit:

“Kemi problem në shënimin, sidomos në gjashtë muajt e fundit. Kemi ngadalësuar dhe kjo nuk është mirë. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, rruga do të jetë ende e gjatë dhe plot gracka.

Ndeshja e radhës do të jetë kundër gjermanëve, pres të njëjtin impenjim, do të ketë pak ndryshime. Do të jetë një ndeshje spektakolare”, përfundoi Manço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"