Dueli me Maliqin, flet lojtari i momentit te Vora: Duam pikët e qetësisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2022 | 12:49

Dueli me Maliqin, flet lojtari i momentit te Vora: Duam pikët e qetësisë

Vora nuk ka në plan që të ndalet, ndonëse sot do t’i duhet të luajë në transfertë. Vjen më në fund dita për t’u përballur me Maliqin, ndeshje e prapambetur kjo.

Vora-Maliqi

Pasi mundën Butrintin, duan edhe një tjetër trepikësh qetësie.

I të njëjtit mendim është edhe lojtari që po shkëlqen këtë fazë te vorakët, Xhonosan Asimetaj.

Autori i 4 golave në 4 ndeshjet e fundit, për “Panorama Sport” thotë:

“Do na mjaftonin vetëm pikët, edhe me një gjysmë goli. Një fitore me Maliqin do na jepte qetësi në rrugëtimin tonë të mbijetesës. Kemi vuajtur shumë nga gjykimi, sidomos javën e shkuar.

Me Butrintin fituam 4-1, por na u mohuan dy penallti. Urojmë të mos na ndodhë më. Vora është e sigurt që nuk do të dalë nga kategoria”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"