Dueli me Korabin, Nevil Dede sheh trepikëshin në horizont: Në fushë për maksimumin, e rëndësishme është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2022 | 10:49

Dueli me Korabin, Nevil Dede sheh trepikëshin në horizont: Në fushë për maksimumin, e rëndësishme është…

Erzeni nuk ka në plan që ta lëshojë kreun. E mori një javë më parë dhe çdo gabim mund t’i zbresë aty ku ishin. Të dielën luajnë në Peshkopi, atje ku i pret një kundërshtar i vështirë. Edhe pse Korabi ka 11 fitore në shtëpi, shijakasit do të tentojnë t’i mundin. Këtë e thotë edhe Nevil Dede, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri e quan të vështirë këtë transfertë, por jo të pakalueshme.

NEVIL DEDE

“Është një ndeshje mjaft e fortë, sepse përballë rreshtohen dy ekipe pretendente. Kemi shfrytëzuar në maksimum seancat dhe futbollistët janë të mobilizuar.

Qëllimi është vazhdimësia pas pesë fitoreve radhazi. Forma e mirë që po kalon grupi më jep siguri për këtë 90-minutësh.

E rëndësishme është që të zhvillohet një ndeshje korrekte, ndonëse ne në fushë do të futemi për të marrë maksimumin e mundshëm.

Kapacitetet i kemi, duke shpresuar që terreni të jetë i përshtatshëm pas borës që ka rënë në Peshkopi”, përfundon tekniku.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"