Dueli me Besën, trajneri Kadiu: Pres një ndeshje të fortë, nuk na bën punë barazimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 10:00

Dueli me Besën, trajneri Kadiu: Pres një ndeshje të fortë, nuk na bën punë barazimi

Pas tri javësh pa fitore, Luzi 2008 po vuan. Rrezikojnë rënien, ndaj kthesa bëhet domosdoshmëri. Kjo javë i vendos përballë kushërinjve të Besës, ndeshje nga e cila duan vetëm trepikëshin.Collage Maker-18-Mar-2023-10-46-AM-1830

Këtë e thotë për “Panorama Sport” edhe trajneri Bledi Kadiu. Ai thekson që barazimi nuk do t’u shërbente në këtë gjendje që janë.

“Besa ka një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar dhe kaq mjafton që ta vlerësojmë maksimalisht. Barazimi me Turbinën na dogji shumë, ndaj nesër (sot) jemi të detyruar që të hyjmë në fushë për fitore. Për vetë pikët që kemi dhe faktin se në këto javë secili lufton fort për objektivat e vet, edhe Luzi 2008 do të bëjë të njëjtën gjë. Pres një ndeshje të fortë, të barabartë dhe prezenca e tifozëve do ta bëjë atë më të bukur. Nuk do të preferoja kurrë të ndesheshim me Besën në këto kushte, por ky është kalendari dhe çdo javë do të çmohet si finale. Me përjashtim të Spahiut që mungon për shkak kartonësh, grupin e kam të plotë dhe te ne mbretëron një atmosferë besimi se jemi gati ta kalojmë këtë gjendje. Uroj që të gabojmë sa më pak, pasi Besa do të jetë gati për të na ndëshkuar në çdo moment. Pres që sulmuesit të tregohen cinikë e të saktë para portës në rastet që do të krijojmë”, përfundoi tekniku.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"