Dueli me Besën, Mërgjyshi s’do blof në shtëpi: Të ruajmë ecurinë e rezultateve pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2022 | 11:10

Dueli me Besën, Mërgjyshi s’do blof në shtëpi: Të ruajmë ecurinë e rezultateve pozitive

Korabi udhëton sot nga Tirana drejt Peshkopisë, për të qenë gati për javën e 18-të. Të dielën presin Besën në stadiumin e tyre dhe synimi mbetet fitorja. Kjo është e para ndeshje që luajnë në shtëpi, ndaj Artan Mërgjyshi nuk do blof. Për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

MERGJYSHI

“Luajmë ndeshjen e parë për këtë vit në fushën tonë dhe shpresojmë që të ruajmë ecurinë e rezultateve pozitive. Ekipi është në formë të mirë sportive dhe kontigjentin e lojtarëve e kemi të plotë.

Por, vështirësia më e madhe si për ne ashtu dhe për Besën kundërshtare do të jetë terreni i fushës.

Duhet të ambientohemi me terrenin, ndërkohë që për ne i vetmi privilegj është tifozëria jonë.

Kavajasit meritojnë respekt maksimal. Sa i takon rezultatit, le t’ia lëmë fushës të flasë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"