Dueli me Besëlidhjen, Nevil Dede: Mbrojmë me fanatizëm misionin… “Superiore”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 11:34

Dueli me Besëlidhjen, Nevil Dede: Mbrojmë me fanatizëm misionin… “Superiore”

Erzeni u ndal nga Vora, e megjithatë mbeten të pathyeshëm. Kanë zyrtarisht 10 ndeshje që nuk munden (mes 8 fitoresh dhe vetëm 2 barazimesh) dhe as që kanë në plan të ndalen në javën e fundit të fazës së parë.

NEVIL DEDE

Duke qenë vetëm 3 pikë larg kreut, gabimet i kanë të ndaluara. Me këto llogari udhëtojnë në Lezhë, atje ku i pret Besëlidhja. Edhe pse kundërshtari ka pasur ulje-ngritje gjatë këtij kampionati, shijakasit i kanë dhënë vlerësimin maksimal.

Në ato pak ditë që kanë pasur në dispozicion për javën e 15-t, stafi teknik ka punuar për eliminimin e gabimeve që shfaqën në mesjavë. Nevil Dede beson se skuadra e tij do të rigjejë trepikëshin sot, ndonëse pret vigjilencën maksimale nga minuta e parë e deri në finish.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri u dha edhe një mesazh të tijve. “Si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo që luajmë nesër (sot) ka vështirësitë e veta. Jemi në fund të fazës së parë dhe mobilizimi duhet të jetë maksimal, ndonëse qëllimi nuk ndryshojnë. Në Lezhë udhëtojmë vetëm për të marrë pikët e plota dhe blindojmë pozitat në renditje.

Vendit i dytë na shton përgjegjësitë, ndaj duhet ta ruajmë më fanatizëm. Kur dihet që diferencat me kreun janë ngushtuar, gjatë rrugës mund të na vijë mundësia që të bëjmë rokadën, ndaj të mos i lëmë asnjë pishman vetes. Futbollistët janë të gatshëm për të këtë 90- minutësh, i cili do të kënaqë edhe të pranishmit.

Për këtë nuk dyshoj, pasi Besëlidhja dhe Erzeni tradicionalisht kanë ofruar ndeshje të luftuara, por totalisht ‘fair’”, përfundon tekniku tiranas i shijakasve.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"