Dueli me Anglinë, sajti i biletave jofunksional. “Tërbohen” kosovarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 10:41

Dueli me Anglinë, sajti i biletave jofunksional. “Tërbohen” kosovarët

Ishte njoftuar se nga dje, duke nisur nga ora 16:00, do të fillonte shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli. Megjithatë, uebsajti që kishte marrë përsipër shitjen e biletave, jo që nuk nisi shitjen, por nuk është ende aktiv. 

Kosova fitotore

Kërkesat e larta për të siguruar një biletë për këtë ndeshje të madhe ndoshta ka bërë që vetë uebsajti të bllokohet nga mësymja e të interesuarve. Sapo kompania “tiks.app” kishte njoftuar se kishte probleme për shkak të ngarkesës së madhe, të shumtë ishin personat që shpërthyen në ofendime, por kishte edhe nga ata që vendosën ta merrnin me ironi. Një nga talljet ishte edhe ajo e mjaltit, e cila është shndërruar në një trend në Kosovë, në situata qesharake.

“Mjaltë për mosbllokim të faqes për biletat Kosovë-Angli”, shkruhet në pjesën reklamuese të një kavanozi mjalti, një gjetje disi e veçantë në Kosovë, që nuk ka munguar të bëjë xhiron e uebit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"