Dueli Lushnja-Tërbuni/ Gjyla: Luajmë me të panjohura, por mësuam shumë nga humbja; Zagani: Nuk dalim duarbosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 12:50

Dueli Lushnja-Tërbuni/ Gjyla: Luajmë me të panjohura, por mësuam shumë nga humbja; Zagani: Nuk dalim duarbosh

Lushnja e pret Tërbunin me mungesa. Ledjon Xhymerti nuk luan, megjithatë Ilir Gjyla beson te kthesa. Gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, trajneri tha:

iLIR gJYLA

“Jemi gati. Do të mundohemi të mos bëjmë gabimet e një jave më parë. Mungon Xhymerti, por kam 25 futbollistë dhe i konsideroj të gjithë të barabartë. Do ketë ndryshime të vogla në 11-she. Ne mësuam nga humbja. Do të ndeshemi me shumë skuadra të panjohura. Merak nuk kam asnjë.

Në përgjithësi në ligën e parë, skuadrat janë të barabarta. Dikush më pak, dikush më shumë. Por, ato që zgjidhin janë gabimet dhe aspektet. Edhe pse nuk e njohim kundërshtarin, e respektojmë.

Nuk mundet të hysh në fushë pa respektuar kundërshtarin”, deklaroi për gazetën trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Përballja Lushnja-Tërbuni do të luhet sot në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe hyrja do të jetë e lirë./ALBAN ALUSHI/ 

Lushnja-Terbuni

 

Tërbuni u ka dhënë fund seancave stërvitore dhe është nisur drejt Lushnjës. Rikthimi i disa lojtarëve nga dëmtimi ka qetësuar edhe trajnerin. Pukjanët do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë dhe janë më të karikuar se kurrë. Këtë e thotë edhe Serdar Zagani, futbollisti që prej katër vitesh është pjesë e ekipit.

Zagani

“Tërbuni është një skuadër e ndërtuar me lojtarë cilësorë dhe besoj te një sezon i mbarë. Ne duhet të hyjmë në fushë me një synim të vetëm, të marrim pikët.

Nuk parashikohet ndeshje e lehtë. Edhe kundërshtari ka të njëjtat synime me ne. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për ta mbyllur me një fitore këtë sfidë. Lushnja është më e favorizuar pasi luan në fushën e vet. Verdhejeshilët vijnë pas një humbjeje dhe sot do të kërkojnë të bëjnë autokritikë, por ne do ia dalim”, tha mbrojtësi. /DITMIR PEMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"