Dueli kundër Pogradecit, Mërgjyshi: Jemi gati! Lojtarëve u kam kërkuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 11:33

Dueli kundër Pogradecit, Mërgjyshi: Jemi gati! Lojtarëve u kam kërkuar…

Peshkopia është përfshirë nga reshjet e borës, por po punohet pa pushim për të pastruar stadiumin dhe të jetë gati për sot. Korabi pret Pogradecin dhe kërkohet vetëm fitorja, për të mos iu ndarë kryesuesve të klasifikimit. Këtë e thotë edhe trajneri Artan Mërgjyshi për “Panorama Sport”:

MERGJYSHI

“Nuk e kemi nënvlerësuar aspak Pogradecin, pasi çdo ekip kërkon të marrë maksimumin nga një takim.

U kam kërkuar lojtarëve të japin shpirtin në fushë, pasi gjithçka është e hapur.

Ne do të luftojmë deri në fund për elitën. Vështirësia më e madhe e kësaj përballjeje do të jetë terreni. Gjatë 24 orëve të fundit në Peshkopi ka rënë borë, por po punohet për të stabilizuar situatën. Le të flasë më mirë fusha”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"