Dueli kundër Korabit, flet portieri i Besës: Ta kalojmë këtë tur, por kujdes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 14:19

Dueli kundër Korabit, flet portieri i Besës: Ta kalojmë këtë tur, por kujdes…

Besa ka “arkivuar” Apoloninë dhe është përqendruar te Kupa e Shqipërisë. Pikërisht sot nisin rrugëtimin në këtë kompeticion dhe kundërshtar kanë Korabin. Synimi është i qartë, kalimi i këtij turi, dhe këtë e pohon edhe Ilir Dobjani për “Panorama Sport”. Portieri mendon se kjo sfidë do t’u shërbejë edhe për kampionatin kavajasve.

Ilir Dobjani

“Nesër (sot) nis Kupa e Shqipërisë dhe është një test mjaft i mirë për të treguar rritjen tonë. Duhet të konfirmojmë formën tonë të mirë dhe pse jo ta shfrytëzojmë këtë 90-minutësh për të njohur Korabin, një kundërshtar që do ta hasim edhe në Kategorinë e Parë.

Nuk jemi pa synime në këtë kompeticion dhe fillimisht duam që të kalojmë këtë tur. Do të jetë e vështirë, pasi dibranët kanë ekip të mirë, e megjithatë ne kemi moralin në anën tonë.

Na qetësoi disi ajo fitore me Apoloninë. Erdhi në shtesë dhe me përmbysje, por na shijoi shumë.

Por, asgjë nuk kemi arritur. Kemi marrë vetëm 40% të pikëve dhe trajneri me të drejtë na e kujtoi. Duhet të japim më shumë, pasi është e pafalshme që të mos na shpërblehet loja.

Gara sa vjen e do të bëhet më e fortë, pasi ju e patë se si Flamurtari u mund nga Luzi apo Oriku mundi Skënderbeun.

Mjaftojnë këta dy shembuj për të kuotuar se nuk është më i fortë vetëm Skënderbeu, Flamurtari, Dinamo apo Lushnja, por nuk gjen dot më asnjë kundërshtar ndaj të cilit thua do të fitoj, prandaj kritikat e Maganit marrin vlerë të dyfishtë kur mendon çfarë ka ndodhur në 3 javët e para.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"