Dueli Inter-Real, përballje edhe për shkëmbimin… Eriksen-Isko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 20:32

Dueli Inter-Real, përballje edhe për shkëmbimin… Eriksen-Isko

Në lojë do të jenë 1/8-at, por jo vetëm. Përballja mes Interit dhe Realit mund të jetë një mundësi për të diskutuar edhe merkaton: më saktësisht një shkëmbim mes Iskos dhe Kristian Eriksenit.

eriksen-isco-split_91pyy3g8xchm1e1iws5n5anpb

Danezi, fundja, ka qenë gjithmonë në listën e madrilenëve; spanjolli, ndërkohë, prej një sezoni e gjysmë nuk gjen vend në skuadër dhe ka kontratën në skadencë në 2022-shin.

Problemi? Mund të jetë klauzola prej 700 milionë eurosh e këtij të fundit. Në një periudhë ku mungojnë kapitalet për të investuar, Eriksen për Iskon mund të përfaqësojë kështu një alternativë optimale për të zgjidhur një problem të përbashkët: mospërputhjen mes dy lojtarëve dhe trajnerëve të tyre.

PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"