Dueli i shekullit/ Mek Gregor kundër gjyqtarit, Mejuedhër: Zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 12:13

Dueli i shekullit/ Mek Gregor kundër gjyqtarit, Mejuedhër: Zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit

Vetëm pak orë para humbjes ndaj Floid Mejuedhërit, në duelin e shekullit, ikona e arteve marciale mikse Konor Mek Gregor ka rrëfyer në konferencën për shtyp se çfarë i ka thënë gjyqtarit në raundin e 10-të, kur ai vendosi të ndalte duelin.

Boks

DEKLARATA E MEK GREGORIT

I thashë gjyqtarit të mos e ndalte duelin, pasi dëshiroja të vazhdoja të përballesha deri sa të bija në tapet edhe pse isha i lodhur. Mendoj se ai e mbylli para kohe duelin, por në fund e respektoj vendimin e tij

Mejuedhër ka më shumë përvojë se unë në ring, 50 fitoret e tij si profesionist flasin qartë. E pranoj që u lodha, por nuk jam aspak dëmtuar fizikisht nga kjo sfidë.

Mek Gregor

Për fat të mirë argëtuam fansat edhe pse do të doja që gjithçka të ishte vendosur në fund. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte në dy raundet e fundit, por mbajta me nder flamurin e vendit tim”,deklaroi Mek Gregor.

Mejuedher

Ndërkohë kampioni absolut i boksit, Floi Mejuedhër është shprehur shkurt:

Tërhiqem, zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"