Dueli i Ligës së Kombeve/ Tifozët grekë provokojnë me flamurin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 20:30

Dueli i Ligës së Kombeve/ Tifozët grekë provokojnë me flamurin serb

Greqia dhe Kosova do të ndeshen në orën 20:45, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një duel tepër interesante ky, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin.

Kosova tifozet

Tifozët ‘Dardanë’ kanë arritur në stadiumin “Panthessaliko” të Volosit ku do të zhvillohet edhe takimi, nga ana tjetër grekët kanë filluar me provokimet e tyre, kur së fundi në tribuna kanë shfaqur edhe flamurin serb me hartë ku duket edhe Kosova.

ggg-1

Një reagim deri diku i pritshëm ky, duke ditur miqësinë që kanë tifozët grekë me ata serbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"