Dueli Burreli-Besëlidhja/ Alcani: Luajtëm me “ushtarë”; Bruka: Na mundi euforia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 22:45

Dueli Burreli-Besëlidhja/ Alcani: Luajtëm me “ushtarë”; Bruka: Na mundi euforia

Alert Alcani mendon se skuadra ia dëgjoi këshillën dhe kjo solli kthesën. Trajneri i Burrelit, pas ndeshjes, tha:

Burreli-Beselidhja

“Futbollistët u futën në fushën e lojës si ‘ushtarë’ dhe dolën si ‘gjeneralë’. Ata dhanë maksimumin e mundshëm dhe ia dolën. Kisha një parandjenjë për fitoren. Më vjen keq për Besëlidhjen, pasi aty jam rritur e jam bërë futbollist. Tani të ruajmë ritmin, por kujdes me euforinë. Kemi një transfertë të vështirë me Ballshin, por mund ta fitojmë”.

Alban Bruka mendon se Besëlidhjen e ndëshkoi euforia.

“E prisja të vështirë, por ekipi ynë hyri në fushë me eufori. U ndëshkuam shpejt në dy momente që edhe mund të mos i lejonim. Lufta jonë në këtë sezon ka qenë për të mbijetuar. Besëlidhja të gjitha ndeshjet i ka si finale. Kjo nuk ishte skuadra e Besëlidhjes, por ka edhe raste të tilla në futboll. Lufta është bërë e fortë, por unë besoj që do ta shpëtojmë sezonin”, tha trajneri i lezhjanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"