Dueli Besa-Tërbuni, dy portierët titullarë në pankinë/ Bubeqi: Ishte e vështirë, por u shpërblye grinta e të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2022 | 22:05

Dueli Besa-Tërbuni, dy portierët titullarë në pankinë/ Bubeqi: Ishte e vështirë, por u shpërblye grinta e të rinjve

Besa-Tërbuni u luajt pa portierët titullarë. Sapo skuadrat zbarkuan në fushë, kjo bëri përshtypje. Në vend të Ilir Dobjanit luante Aldo Bushi, ndërsa të Klajdi Kukës ishte Elson Demi.

bESA

Të dy kanë qenë në stol në fakt, por nuk kanë luajtur. Trajneri Dorjan Bubeqi i pyetur rreth mungesës së gardianit sqaroi se në nxehmje shfaqi dhimbje shpine: “E nxorëm në stërvitje, më pas gjykuam të mos e stërmundonim”. Mësohet se edhe ish-portieri i Besës, Klajdi Kuka, ka munguar javën e shkuar edhe në stërvitjen e pukjanëve, po për arsye shëndetësore. Përtej këtyre, për herë të parë luajti si titullar teBesa qendërmbrojtësi Gresti Myzeqari, në vend të Agim Dajçit të dënuar me të kuq një javë më parë.

Më shumë se pikët, Dorjan Bubeqin e kënaq ajo që pa në fushë. Trajneri vlerëson grintën e të rinjve të Besës, ndërsa pas ndeshjes tha: “Grinta e të rinjve u shpërblye bukur. Kemi një skuadër të re, që besoi deri në fund te fitorja dhe ia arriti qëllimit. Shënuam në fund vërtet, por morëm një trepikësh të rëndësishëm. Sigurisht nëse do të shënonim më shpejt, do të dominonte qetësia e do të luanim më lirshëm e pa presion.

Bubeqi

U bë e vështirë edhe prej Tërbunit, pasi është një skuadër që nuk të lë shumë hapësira në prapavijën e vet dhe mbrohet me shumë forca. Tani jemi më të qetë e të sigurt për ta pasur si mision punën e afirmimit të këtij grupi të ri për sezonin e ardhshëm”. Elvin Beqiri nuk u prononcua dhe as nuk erdhi në konferencën për shtyp. Trajneri i Tërbunit është larguar menjëherë pas ndeshjes nga stadiumi i Luzit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"