Dueli Apolonia-Tërbuni/ Kanarsa “lumë” këshillash, Repaj: Tani nis marshimi; Pa Kekon në sulm, Beqiri: Kaloi ngërçi psikologjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 13:22

Dueli Apolonia-Tërbuni/ Kanarsa “lumë” këshillash, Repaj: Tani nis marshimi; Pa Kekon në sulm, Beqiri: Kaloi ngërçi psikologjik

Apolonia ka mbyllur përgatitjet dhe është gati të pres Tërbunin në “Loni Papuçiu”. Është koha për të mos lënë më pikë rrugës dhe këtë fierakët e kanë të qartë, ndaj edhe trajneri Juri Kanarsa ka qenë tejet kërkues në çdo seancë.

244161136_258479392950555_952076481394062404_n

Pasi ka analizuar gabimet e transfertës me Maliqin, nuk kanë munguar këshillat dhe porositë. Gabimet janë të ndaluara dhe lojtarëve u është ngulitur tashmë në kokë. Këtë e kupton teksa flet edhe me qendërmbrojtësin Serjan Repaj. “Në çdo ndeshje kemi vetëm një qëllim, fitoren. I njëjti mision vlen edhe për Tërbunin dhe jam i bindur që do ia dalim. Duke vlerësuar kundërshtarin, e kemi të qartë se nuk mund të gabojmë më. Ngjitja është objektivi ynë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Vërtet ka ende shumë pikë në lojë, por më mirë të marrim masat”, përfundoi për “Panorama Sport” 21-vjeçari, që ndeshjen e fundit bëri autogol dhe më pas e shleu me një gol. HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

Tërbuni është gati të sfidojë Apoloninë. Përballet një ekip që vjen nga Kategoria e Dytë dhe tjetri nga Kategoria Superiore, e megjithatë pukjanët kanë avantazhin dhe qetësinë e pikëve. Vërtet luajnë në transfertë, por nuk e njohin humbjen dhe për të mos dalë duarbosh nga fusha kanë udhëtuar në Fier. Këtë e thotë edhe Elvin Beqiri, trajneri shkodran i pukjanëve. Nuk luan Albers Keko (mori dy të verdha), gjithsesi zgjidhjen në sulm e kanë gjetur.

“Pas fitores me Vorën, ekipi ndihet më mirë në aspektin psikologjik. Ishte një fitore që pritej dhe që na ndihmon për vazhdimësinë. Do të jetë një përballje e vështirë, por jo e pamundur për t’u kaluar me sukses. Dihen vlerat e Apolonisë dhe historiku i kësaj skuadre, por ne do të kërkojmë që të bëjmë më të mirë. Mungesa e Kekos ka ndikim, por unë e mbështes forcën e ekipit te grupi”, përfundoi tekniku i pukjanëve. DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"