Dueli Apolonia-Burreli/ Duda: Synojmë vendin e katërt; Alcani: Luftojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 13:13

Dueli Apolonia-Burreli/ Duda: Synojmë vendin e katërt; Alcani: Luftojmë deri në fund

Apolonia pret Burrelin në shtëpi, ku të dyja ekipet kanë synime për pozicionimin në zonën “play off”. Në një prononcim për “Panorama Sport”, zv.trajneri i Apolonisë, Denis Duda, në lidhje me këtë takim u shpreh:

user_5361803_d025d3_huge

“Me Burrelin luajmë në shtëpi dhe synojmë vetëm trepikëshin, sepse deri në fund nuk na lejohen më hapa falsë. Vendi i katërt është objektivi ynë i parë dhe shpresoj ta ruajmë deri në fund. E respektojmë kundërshtarin, por veç fitores, nuk na hyn në punë asnjë rezultat tjetër. Ekipi është rritur shumë dhe kemi marrë shumë rezultate pozitive, sidomos në fazën e dytë. Apolonia është i fokusuar vetëm te Burreli, për të marrë fitoren e nëntë radhazi në shtëpi”. HILMI SALIU

Gara në Kategorinë e Parë tashmë po shkon drejt fundit dhe sot matjanët do të luajnë në Fier. Trajneri i Burrelit, Alert Alcani, para kësaj sfide u shpreh:

ALERT ALCANI

“Kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, ne jemi ende në lojë. Pavarësisht se këto përballje janë nga më të vështirat, Burreli do të bëjmë maksimumin. E dimë që përballja me Apoloninë do të jetë e vështirë, por kjo nuk na pengon të japim më të mirën në fushë, pse jo të marrim edhe pikë nga kjo ndeshje. Unë kam besim te djemtë që do të luftojnë fort për rezultat pozitiv. Me pikët që kemi jemi ende në garë për tu futur te 6 skuadrat e para dhe duhet të besojmë fort deri në sekondën e fundit”. DRITAN KURTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"