Duelet miqësore/ Besa shtanget nga skuadra e Kategorisë së Dytë, Tomori “paqe” me Elbasanin në Berat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 20:38

Duelet miqësore/ Besa shtanget nga skuadra e Kategorisë së Dytë, Tomori “paqe” me Elbasanin në Berat

Besa e Gugash Maganit është duke zhvilluar fazën përgatitore në Ersekë, teksa ditën e sotme zhvilloi një test miqësor në qytetin e Bilishtit ndaj Devollit. Kavajasit u mposhtën me rezultatin 2-1 nga juglindorët. Vlen të theksohet fakti se këtë sezon Besa do të militojë në Kategorinë e Parë, ndërsa Devolli në të dytën.  Golat për skuadrën bilishtare u shënuan nga sulmuesit Demollari dhe Hugo.

Elbasani

Ndërkohë po ditën e sotme, në Berat u zhvillua një tjetër test miqësor, ku përballë ishin Tomori dhe Elbasani. Ky duel përfundoi në barazim 2-2. Edhe në këtë duel ishin përballë një skuadër e Kategorisë së Parë (Tomori) dhe një skuadër që militon në Kategorinë e Dytë (Elbasani). Në të dy këto duele vlerësimet positive shkojnë për skuadrat e Kategorisë së Dytë, që kanë arritur të bindin me paraqitjet e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"