Duele dramatike/ Nga binjakët Shpendi te Kraja e Kolaj, “ruleta ruse” iu djeg misionin e ngjitjes në Serinë B shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 23:50

Duele dramatike/ Nga binjakët Shpendi te Kraja e Kolaj, “ruleta ruse” iu djeg misionin e ngjitjes në Serinë B shqiptarëve

U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-Off”-it në Serinë C italiane, teksa Çezena e binjakëve Stiven dhe Kristian Shpendi si dhe Peskara e futbollistëve shqiptare Kraja dhe Kolaj, nuk arritën të siguronin një biletë për në finalen e “Play-Off”-it duke u eliminuar në mënyrë dramatike me 11-metërsha.  

Stiven Shpendi

Pavarësisht se bardhezinjtë e Çezenës kishin triumfuar me rezultatin 1-2 në duelin e parë, Leko arriti t’iu kthente reston në ndeshjen e dytë, duke fituar në transfertë me rezultatin 0-1, teksa ndeshja shkoi me shtesë dhe penallti, ku miqtë u treguan më të saktë.  

cezenaaa

Te Çezena u aktivizuan titullarë dy sulmuesit binjakë Shpendi. Kristiani u zëvendësua në minutën e 65-të, ndërkohë që Stiven qëndroi gjatë gjithë duelit, duke shndërruar në gol edhe penalltinë, teksa gjuajti i dyti në radhë. Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Lekos bën pjesë edhe mesfushori Erald Lakti, por që suksesin e sotëm e festoi nga stoli, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë. 

LEKO

Eliminim dramatik edhe për Peskarën e Krajës dhe Kolajt. Një gol në minutën e 90+7 të realizuar nga skuadra e Foxhias, bëri që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1 duke shkuar me shtesa.

Gjatë shtesave, te dyja skuadrat shënuan nga një gola, respektivisht në minutat 96 dhe 115, teksa Foxhia triumfoi me 11-metërsha, duke shënuar 4 penallti, kundrejt 3 të shënuar nga Peskara.   Për sa iu përket futbollistëve shqiptare, Erdis Kraja luajti titullar, ndërsa Kolaj qëndroi në stol.  

Tashmë ngjitja në Serinë B do të diskutohet mes Lekos dhe Foxhias.

  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"