Duel Real-Liverpul në merkato për futbollistin e Bajernit, ka vetëm një problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 22:05

Duel Real-Liverpul në merkato për futbollistin e Bajernit, ka vetëm një problem

David Alaba do të jetë një lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Austriakut i mbaron kontrata me Bajernin e Mynihut dhe me shumë mundësi do të largohet.

alaba 1

Klubi gjerman dhe futbollisti janë shumë larg një marrëveshjeje të re, pasi presidenti i kampionëve të Europës urdhëroi që oferta e rinovimit për anësorin e majtë dhe njëkohësisht qendërmbrojtësin të kthehet mbrapsht, pasi lojtari e kishte refuzuar disa herë atë. Për Alabën është futur në garë Reali i Madridit, Barcelona dhe së fundmi edhe Liverpuli.

Sipas “Sky”, lojtari mësohet t’u ketë kërkuar klubeve që duan ta marrin se nuk do të pranojnë një pagë vjetore më të vogël se 12 milionë euro në sezon ashtu si dhe një komision për agjentin e tij, Pini Zahavi. Më këtë kërkesë, skuadra që ka dalë e para nga gara është Barcelona, e cila nuk ka fonde të mjaftueshme për të kënaqur dëshirat e 28-vjeçarit. Reali dhe Liverpuli do të jenë të vetme në luftën që ta bindin austriakun për ta bërë për vete në fund të muajit qershor, atëherë kur do të jetë edhe dita e tij e fundit në Mynih, pas 12 vitesh karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"