Duel pretendentësh dhe derbi, mësoni 5 sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 9:38

Duel pretendentësh dhe derbi, mësoni 5 sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë

Do të luhen ditën e sotme 5 përballje, të vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë e Parë.

Kategoria-e-Pare-logo-stadium-2018

Në grupin A, Burreli kryesues luan në transfertë nda Erzenit, në një ndeshje ku te besuarit e Samuel Nikajt do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në këtë grup luhet gjithashtu edhe sfida mes Veleçikut dhe Vorës.

Akoma më interesante janë sfidat në grupin B, aty ku skuadrat pretendente për ngjitjen në Kategorinë Superiore, përballen me njëra-tjetrën. Flamurtari pret në shtëpi Lushnjën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat futen për ta fituar. Ndeshje tjetër mes dy pretendenteve është edhe ajo mes Besës dhe Egnatias, dy skuadrat që ndajnë dy vendet e para dhe kanë si synim elitën. Gjithashtu ditën e sotme luhet edhe derbi mes Turbinës dhe Elbasanit.

GRUPI A

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30

Erzeni-Burreli

Veleçiku-Vora

GRUPI B

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30

Flamurtari-Lushnja

Turbina-Elbasani

Besa-Egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"