Duel për “zemrën” e mbrojtjes së Tiranës, futbollisti i kombëtares kundër ish-lojtarit të Kukësit dhe Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:50

Duel për “zemrën” e mbrojtjes së Tiranës, futbollisti i kombëtares kundër ish-lojtarit të Kukësit dhe Flamurtarit

Tirana kërkon të godasë në merkato duke afruar një lojtar në momentet e fundit. Qëllimi i drejtuesve është i njëjtë. Afrimi i një mbrojtësi, i cili i duhet medoemos ekipit bardheblu. Aktualisht, presidenti Refik Halili është duke punuar për të afruar një futbollist në këtë repart dhe emrat janë të shumtë.Albi Alla Kukesi stervitje

Gjatë gjithë këtyre ditëve janë dëgjuar shumë emra futbollistësh, por nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, dje ka dalë në skenë një njohje e vjetër e Superiores, Albi Alla. Ish-lojtari i Kukësit dhe Flamurtarit, i cili tani aktivizohet në Kinë, ka pasur kohë më parë një bisedë me drejtuesit e Tiranës.

Ai është takuar për të ardhmen, të cilën mund ta vazhdonte në Shqipëri me bardheblutë, ndonëse akoma është pjesë e kampionatit kinez. Gjithsesi, çështja ka qenë vetëm diskutim, sepse Alla aktualisht luan në kampionatin kinez me Shaanxi Chang’an Athletik dhe është nën kontratë. Lojtari që luan në mbrojtje për momentin është vetëm një ide dhe asgjë më shumë.

Më pranë bardhebluve është një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Arlind Ajetin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka kohë që diskuton me bardheblutë për një afrim në ekip dhe gjasat janë që shumë shpejt të ketë ndonjë të re. Mbrojtësi është lojtar i lirë prej kohësh. Një sezon e gjysmë më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit.

arlind ajeti

Arlind Ajeti ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër dhe me merkaton e verës që është mbyllur, e ardhmja është me shumë dritëhije. 26-vjeçari po qëndron pushim për 6 muaj, çka do të sjellë një goditje të madhe në karrierën e tij. Ajeti ka luajtur në Zvicër dhe në Serinë A me Krotonen dhe Torinon, ndërsa ky moment është i pakuptimtë për futbollistin.

Për të më parë është interesuar gjithashtu ekipi i Skënderbeut, por asokohe Ajeti e refuzoi ofertën e korçarëve. Futbollisti me dy pasaporta ka luajtur 20 takime me Kombëtaren kuqezi, duke shënuar edhe një gol. Gjithsesi, prej kohësh është pa ekip dhe po stërvitet individualisht, me shpresën që në këtë janar të gjejë një skuadër.

OLSI AVDIAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"