Duel global/ Të gjithë sytë nga Inter-Juventus, ja sa milionë shikues pritet ta ndjekin supersfidën e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:42

Duel global/ Të gjithë sytë nga Inter-Juventus, ja sa milionë shikues pritet ta ndjekin supersfidën e Serisë A

Një ndeshje si Inter-Juventus do të meritonte një “San Siro” të tejmbushur, pasi këtë sezon për më tepër në meny është edhe titulli kampion, por pandemia nuk do e lejojë sërish këtë.

inter-v-juventu_13fiqxbua7dka1kf83keo3r7s4

Gjithsesi, duke parë interesin që ka mbi “Derbin e Italisë”, takimi do të transmetohet në 232 shtete të ndryshme dhe pritet që të ketë një audiencë që do të prekë, por pse jo të kalojë 800 milionë teleshikuesit.

Ndërkohë, vetëm në rrjetet sociale pritet që të kalohet shifra e 55 milionëve, ndërsa lajmërohet se në “San Siro”, do të jenë 45 komentatorë të ndryshëm nga e gjitha botë, të cilët nën rregullat e distancimit social do të komentojnë supersfidë Inter-Juventus “live”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"