Duan ta blejnë, Broja nuk fshihet: Sigurisht që po i dërgoj një mesazh trajnerit Tuhel, por jam mirënjohës çdo ditë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 0:15

Duan ta blejnë, Broja nuk fshihet: Sigurisht që po i dërgoj një mesazh trajnerit Tuhel, por jam mirënjohës çdo ditë…

Armando Broja pranon se me lojën dhe me golat e tij, po mundohet që t’i dërgojë një mesazh edhe trajnerit të Çelsit, Tomas Tuhel, si dhe klubit londinez që zotëron kartonin e tij. Djaloshi shqiptar ka qenë në formë të shkëlqyer deri tani me Sauthempton dhe ka shënuar po aq sa blerja e madhe e londinezëve, Romelu Lukaku, duke tundur 5 herë rrjetën në këtë edicion në Premier Ligë.

brojaaaa

Duke folur për “Daily Echo”, Broja pranoi se mundohej që të dërgonte mesazhe, edhe pse ishte i fokusuar më shumë te përmirësimi i tij. Gjithsesi, ai nuk e fshehu mirënjohjen për Sauthempton që po i jepte mundësinë të shprehte talentin e tij në skenën më të rëndësishme. Klubi i tij aktual është vënë në lëvizje që të sigurojë një transferim përfundimtar të lojtarit nga londinezët.

“Sigurisht që e di që duhet të dërgosh mesazhe ngado. Kështu jam unë, por po fokusohem te vetja dhe nuk është se po fokusohem se çfarë po bëjnë lojtarë të tjerë në klube të tjera.

Është absolutisht diçka e mirë të jesh në një nivel me disa emra të mëdhenj dhe është një nder, por siç e thashë, gjithçka ka të bëjë me fokusimin te vetvetja dhe unë po mundohem që të vazhdoj të bëj përpara.

Sigurisht, është pak edhe pjesa e dërgimit të një mesazhi drejt Çelsit, ai është klubi mëmë, ndaj trajnerit dhe të gjithëve.

Por është një nder të kem këtë mundësi (me Sauthempton) dhe jam mirënjohës çdo ditë për të”, theksoi Broja në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"