Duan fitoren ndaj Veleçikut, presidenti i skuadrës së Kategorisë së Parë shkund ekipin dhe vendos kushte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 9:34

Duan fitoren ndaj Veleçikut, presidenti i skuadrës së Kategorisë së Parë shkund ekipin dhe vendos kushte

Besëlidhja, pas humbjes në Orikum, renditet e gjashta dhe shpëtimin e pret nga rezultatet e javës së fundit të fazës së dytë. Lezhjanët presin sot në shtëpi Veleçikun.

Beselidhja-goli

Analiza e humbjes së fundit është shoqëruar me kritika të mëdha te lezhjanët. Presidenti Gjok Noka është treguar i ashpër me futbollistët, por edhe stafin teknik, të cilët i ka fajësuar direkt për humbjen. Edhe pse ishte shumë i rreptë, Noka ua ka kursyer penalizimet, ndërkohë që u ka lënë si detyrë vetëm tri pikët ndaj Veleçikut, por u ka bërë me dije se nëse nuk do të jenë të aftë për këtë, të bëhen gati për penalizime.

Tani shpresat për zonën e “play off”-it janë varur te fitorja e tyre ndaj Veleçikut, e cila duhet të ndërlidhet me një humbje të Vorës ndaj Partizani B. Në të kundërt, lezhjanët e kanë prerë që tani “biletën” për të 14-in sezon radhazi në nivelin inferior. Ky është një rekord “i zi” për Besëlidhjen 91- vjeçare, e cila ka luajtur 25 sezone në nivelin elitar të futbollit shqiptar.

bes

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"