Duan Champions-in me çdo kusht, PSG-ja i ofron rinovimin dy yjeve te skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 14:59

Duan Champions-in me çdo kusht, PSG-ja i ofron rinovimin dy yjeve te skuadrës

Lionel Mesi dhe Serxho Ramos mund të qëndrojnë në Paris edhe për një tjetër vit më tepër sesa kontratat e tyre aktuale. Është ky plani që ka nisur të vlerësohet dhe të vihet në zbatim për qershorin 2024, ndërsa kontratat aktuale të sulmuesi dhe mbrojtësit skadojnë më 30 qershor 2023.

mesi

Sigurisht që nëse mendojmë për sezonin e kaluar, ai është më mirë që të harrohet, duke parë se, argjentinasi nuk u ngjit kurrë në nivelet e tij, ndërsa spanjolli luftoi me një mori me dëmtime, të cilat e lanë jashtë në treçerekun e vitit futbollistik. Por sivjet gjërat kanë ndryshuar për mirë, me “Pleshtin” që është rikthyer më shpërthyes se kurrë, ndonëse më shumë sesa golat po asiston dhe frymëzon manovrën sulmuese, ndërsa Ramos është rikthyer që të jetë një murë i fortë dhe i pakalueshëm si në kohët e arta te Reali i Madridit. Pastaj, edhe mbërritja në stol e Kristof Galtier duket se i ka dhënë një frymë tjetër jo vetëm dy lojtarëve në fjalë, por të gjithë skuadrës, prandaj pse jo, të mos mendohet që tani për të blinduar disa prej yjeve aktualë edhe për vazhdimësinë, në mënyrë që skuadra të jetë gjithmonë e më e kolauduar dhe më efikase për të synuar ëndrrën dhe objektivin e madh, fitoren e Ligës së Kampioneve.

ramos

Drejtori sportiv Luis Kampos ka nisur që të bisedojë detajet e ndryshme si me Lionel Mesin, ashtu sikurse me Serxho Ramosin, por në të njëjtën kohë, edhe dy yjet në fjalë duhet të pranojnë disa klauzola në kontratën e tyre, duke qenë se pagat e tyre (35 milionët vjetore të Mesit dhe 12.2 milionët e Ramosit) nuk do të preken. Kushti i parë dhe më i rëndësishëm është ruajtja e rendimentit aktual dhe numri i prezencave sezonale që duhet të jetë mbi 60 për qind, ndryshe do të ketë sanksione për dy kampionët e PSG-së, të cilët me shumë siguri do të pranojë ofertën për të vazhduar karrierën e tyre nën hijen e kullës “Eifel” edhe për dy sezonet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"