“Duam tre pikëshin”, trajneri i Teutës: Ja nga se i druhem Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 15:42

“Duam tre pikëshin”, trajneri i Teutës: Ja nga se i druhem Partizanit

Faza e parë në Superiore ka mbaruar dhe rivaliteti për titullin kampion ka filluar që tani. Partizani-Teuta është kryendeshja e javës së dhjetë. Në vigjilje të kësaj ndeshjeje ka folur dhe trajneri I durrsakëve, Edi Martini. Tekniku ka folur për gjendjen e ekipit, por dhe për kundërshtarin e radhës.

EDI MARTINI

Keni bëre analizë të ndeshjeve të fazës së patë dhe çfarë mendoni se nuk ka shkuar?

Jo nuk kemi bërë një analizë. Ne bëjmë  analizë ndeshje pas ndeshje. Gjithsesi nuk është koha për analiza por për të parë ndeshjen e radhës.

Si e keni parë ecurinë e skuadrës së fundmi, çfarë nuk ka funksionuar?

Ka patur disa gjera që nuk kanë shkuar siç kemi menduar. Duhet të bëhemi gati për ndeshjen ndaj Partizanit, kështu që nuk kam shumë për të thënë.

Pika e kthesës ndeshja ndaj Partizanit?

Presim çdo ndeshje që të bëjmë lojën tonë dhe të kemi rezultate më të mira. Presim 3 pikëshin.

Keni ndërruar qendrën e sulmit, herë Gorgiev dhe herë Kubemba. Pse nuk jeni i bindur?

Kumbemba ka pasur probleme me dëmtimin, ndërsa Gorgiev ka pasur luhatjet e veta. Nuk është e lehtë të ingranohesh me skuadrën. Gjithsesi janë të 2 lojtarë të mirë.

Çfarë i druheni tek Partizani?

E respektoj Partizanin, i druhem faktit që notojnë në ujëra të turbulla sepse janë më të rrezikshëm

Tirana e shkëputur, ka mundësi përmbysjeje?

Mendoj. Shpresojmë që të dalim si sezoni i kaluar në vend të parë

Lojtar në dyshim?

Ka lojtarë në dyshim, Todorovski, por Idrizaj do jetë në vendin e tij. Pjesa tjetër është në rregull dhe jemi gati për sfidën e nesërme.

Teuta ndodhet në vendin e katërt në kampionat me 13 pikë të grumbulluara, kurse Partizani ndodhet në vendin e 8 me 9 pikë.

RENDITJA

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"