“Duam t’i shkaktojmë Dinamos humbjen e parë”, Brdariç: Më pëlqyen fjalët e Imamit, presim fundin e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 15:43

“Duam t’i shkaktojmë Dinamos humbjen e parë”, Brdariç: Më pëlqyen fjalët e Imamit, presim fundin e ndeshjes

Ditën e nesërme do të luhet supersfida Vllaznia-Dinamo e cila mbyll dhe javën e pestë të ‘’Abissnet Supeiore’’. Në prag të sfidës së nesërme, trajneri Tomas Brdariç u ndal të fliste gjatë për sfidën ndaj bluve duke u shprehur se duan t’i shkaktojnë humbjen e parë.

brdarid

”E dimë që në çdo ndeshje duhet të japim më të mirën që të fitojmë ndeshjet, duam të luajmë fortë nesër para tifozëve me Dinamon që të jemi më se gati për këtë sfidë të rëndësishme”.

Betejë midis sulmuesve? : ”Është mendimi i Shkëmbit, për mua ka shumë gjëra që janë më shumë vendimtare se sulmi. Për mua vendimtare është skuadra, grupi, janë 11 lojtarë plus stafi, stoli, tifozët dhe për ta ndërtuar këtë Vllazni kryefjala ka qenë grupi”.

Mungesat: ”Do të ndikojnë, do të na duhet të bëjmë zëvendësime por nuk është kategori e dytë lojtarët kemi më shumë se 11 lojtarë në skuadër, dhe çdo kush do të marrë kohën e vet, lojtarët duhet të shfrytëzojnë minutat’.

Pësimi i golave: ‘’Në përgjithësi mendoj se mënyra se si punojmë është shumë pozitive, duhet të zgjidhim disa probleme, kjo është mënyra ku jemi përqendruar më shumë gjatë javës, deri tani jemi në proces zhvillimi dhe duhet të jemi më të përqendruar në fushë, jemi të aftë të mbrojmë me të gjithë lojtarët shumë mirë. Duhet të jemi më shumë se 100% ndaj Dinamos, sepse futbolli sot kërkon të jemi agresiv, të ndjekim topin, të bëjmë presing. Dinamo ka treguar që luan mirë futboll, dhe nesër do të jemi më shumë se 100% për të marrë më të mirën”.

‘’Loro Boriçi’’: ”Mendoj se kemi përballuar në mënyrë profesionale mënyrën që nuk kemi luajtur në fushën tonë, 6 ndeshje jashtë fushës tonë është e vështirë, duhet ta shijojmë ndeshjen nesër sepse do të luajmë përballë tifozëve tanë dhe duhet tu tregojmë të gjithë që ne duam të fitojmë dhe duam të luajmë në këtë ndeshje me Dinamon që është shumë e rëndësishme”

Humbja e parë për Dinamon: ”Duam t’ia shkaktojmë humbjen e parë Dinamos, mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do të mundohemi të jemi në ditë të mirë për të treguar punën që kemi bërë gjatë gjithë javës”.

Fjalët e Imamit: ”Më pëlqejnë mendimet e Imamit, por le të presim fundin e ndeshjes”.

Shumë rivalitet në sulm: ”Mendoj se deri tani e kemi përballuar mjaft mirë, konkurrenca duhet të jetë e mirë për të gjithë”.

LEXO EDHE

“Tifozët e Vllaznisë do të mërziten pas ndeshjes”, Imami: Diferenca e rivalëve? Iku koha e “ustallarëve” të Skënderbeut, tani…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"