“Duam të jemi në vendet e para”, Lampard: Me Liverpulin do japim gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 13:57

“Duam të jemi në vendet e para”, Lampard: Me Liverpulin do japim gjithçka

Trajneri i bluve të Londrës, Frenk Lapmard, u duk i qetë në konferencën për shtyp ditën e djeshme përpara supersfidës me Liverpulin.skysports-frank-lampard-chelsea_4744349

Anglezi u shpreh se skuadra e tij do të japë gjithçka në fushën e lojës, edhe pse u mund në mesjavë nga Valencia. “Do të luajmë përballë një kundërshtari shumë të fortë që në këto pesë ndeshje ka bërë më të mirën e tij. Fjalët e Klopit? Kam një respekt të madh për të. Është gjithmonë një kënaqësi të luash kundër tij. Atij i pëlqen të tregojë punën në fushën e lojës dhe jo me fjalë. Kjo është për t’u vlerësuar”.

Në lidhje me muajt e parë si trajner i Çelsit, Lampard u shpreh se është i kënaqur me ecurinë e tij. “Më është dashur të punoj shumë. E prisja këtë gjë. Është një klub që e dua, këtu ndihem në shtëpi. Gjithmonë kam dashur të punoj me njerëz që i njoh, kjo e bën punën edhe më interesante”.skysports-lampard-chelsea_4743100

Ish-lojtari i bluve nuk mendon se ndeshja e së dielës do të jetë njësoj me atë të Superkupës së Europës. “Aty treguam se mund të luajmë kundër çdo skuadre. Është një ndeshje me histori tjetër. Duhet të jemi në ditën tonë më të mirë, pasi nëse gabojmë, do të ndëshkohemi menjëherë. Pres nga skuadra që të bëjë lojën e saj. E di shumë mirë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë nëse luajmë ashtu siç dimë. Këto takime fitohen në fushë dhe “Anfield” është pa dyshim një nga stadiumet që të motivon më shumë. Duam të jemi në vendet e para të renditjes dhe këtë duhet ta tregojmë të dielën. Kemi uri për të bërë më mirë se në ndeshjet e kaluara, le të jetë Liverpuli pikënisja jonë”, përfundoi trajneri i Çelsit, Frenk Lampard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"