“Duam të fitojmë Ligën e Konferencës”, Hysaj përpara duelit me Kluzh: Gjërat nuk mund të shkonin më keq se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2023 | 14:42

“Duam të fitojmë Ligën e Konferencës”, Hysaj përpara duelit me Kluzh: Gjërat nuk mund të shkonin më keq se…

Lacio do të presë në shtëpi Kluzhin në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Konferencës. Përpara takimit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj foli për mediat duke u shprehur se skuadra e tij do të bëjë çmos për ta fituar këtë kompeticion.

hysaj5

“Ne duam ta fitojmë dhe mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një tjetër trofe në kabinetin e tyre.

Këtë vit jam më i qetë dhe po bëj më mirë. Nuk dua të dorëzohem deri në fund.

Të gjithë po japin më të mirën e tyre. Nëse i bëjmë këto gjëra të funksionojnë atëherë do të jetë më mirë për të gjithë.

Kemi parë disa video të Kluzhit. Ka 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën, por ne nuk duhet t’i japim atyre as edhe një shans.

Sarri? Ai nuk tregohet kurrë i butë, sidomos në shtëpi. Më pëlqen si i bën lojtarët të ndjekin idetë e tij, sepse e kam parë për shumë vite.

Jemi një skuadër e madhe me një grup të madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet. Ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë duhet të karikojmë energjitë tona fizike dhe ato të mentalitetit.

Ndihem më mirë. Mendoj se nuk mund të shkonte më keq se vitin e kaluar. Jam i gëzuar që kam fituar besimin e të gjithëve. Puna e fortë gjithmonë të paguhet dhe të çon drejt rezultateve të mira”, u shpreh Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"