“Duam të fitojmë gjithçka, por kemi vështirësi”, Zidan kritikon: Para 8 muajsh na nxorët në… rrugë
Zinedin Zidan nuk ka dashur që të ndalet shumë te Super Liga, por thotë se skuadra e tij është e përqendruar maksimalisht te futbolli. Ai përfiton nga ky moment për t’u ankuar ndaj gazetarëve për mënyrën se si e trajtuan në fillimin e sezonit. Ai ka dashur të thumbojë edhe PSG-në për Mbapenë duke thënë se presidenti Perez ka folur qartë.
SUPER LIGA – “Kjo është një temë tjetër, e cila lidhet me presidentin e skuadrës. Unë jam këtu për të folur për ndeshjen dhe jo për gjëra të tjera. Nuk mund të flas për to. Nuk do ta jap mendimin tim në lidhje me këtë kompeticion. “.
MUNGESAT – “Nuk do të jetë Eden Hazard, por as Toni Kros për këtë ndeshje. Ju mund të mendoni çfarë të doni për Hazardin, por e vërteta është që nuk mund të luajë nesër (sot). Nuk është ende në 100% të formës dhe e rëndësishme është që të rikthehet sa më shpejt. Jemi duke bërë shumë kujdes me të”.
CHAMPIONS – “Nuk jam aspak dakord. Ne kemi 8 muaj që mendojmë për gjithçka. Unë isha në rrugë dhe lojtarët nuk vlenin fare. Por, futbolli nuk është kështu. E rëndësishme është që ka jetë, ka sfida. Të ndodhë çfarë të ndodhë, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk e di nëse do të fitojmë, por do të lëmë të gjitha forcat tona. Na pëlqen kompeticioni edhe pse jemi të lodhur”.
MBAPE – “Nëse e thotë dhe presidenti (qesh). Unë mendoj vetëm për ndeshjen kundër Kadizit kjo është e vërteta”.
FRIKA – “Ne nuk flasim për këtë gjë te Reali i Madridit. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen dhe për të bërë mjaft mirë”.
TË LODHUR – “Mos mendoni se do të dorëzohemi tani. Do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivat”
Përgatiti: GENTJAN ALINANI
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"