“Duam të bëjmë mirë çdo ndeshje për Vllazninë”, Aralica: Nuk premtoj gola, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:28

“Duam të bëjmë mirë çdo ndeshje për Vllazninë”, Aralica: Nuk premtoj gola, por…

Në vigjilje të supersfidës së javës së dytë të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Teuta, në konferencën e zakonshme për shtyp së bashku me trajnerin Thomas Brdariç, ka qenë dhe sulmuesi 25-vjeçar kroat, Ante Aralica i cili e nisi mbarë kampionatin duke realizuar një gol ndaj Laçit në transfertë. Sulmuesi kroat vuri theksin përpara sfidës ndaj Teutës se duhet të ecin ndeshje pas ndeshje dhe të arrijnë në rezultate pozitive:

ANTE ARALICA

Paraqitja – “Jemi të kënaqur, jemi të përqendruar që të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Të bëjmë sa më mirë në sfidën e radhës duke bërë paraqitje pozitive.”

Golat – “Nuk premtoj gola, por premtoj që do të bëj punë të madhe. Në fund të ditës është trajneri ai që vendos, unë do të bëj më të mirën time për Vllazninë.”

Kategoria Superiore – “Nuk kam opinion.”

Atmosfera – “Pas ndeshjes me Laçin atmosfera është shumë e mirë. Jemi një ekip i ri sepse siç janë dhe lojtarët e sezonit të kaluar kanë ardhur edhe lojtar për sezonin e ri.”

Laçi – “Në ndeshjen me Laçin na shkoi mirë, fituam tani duam të fitojmë dhe sfidën e ardhshme. ”

Konkurenca në sulm – “Ne jemi në fillim shok ekipi dhe jo rival, jemi në konkurencë për të njëjtën pozicion që të marrim sa më shumë minuta që të jetë e mundur, por në fund të ditës i takon trajnerit cili do të luajë dhe cili jo. Ne në çdo ndeshje shkojmë për tre pikë dhe nuk na intereson se kush luan.”, përfundoi Aralica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"