“Duam ta tronditim lojën ndaj Shqipërisë”, Rafael Varan paralajmëron kuqezinjtë: Nesër do të tentojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 17:18

“Duam ta tronditim lojën ndaj Shqipërisë”, Rafael Varan paralajmëron kuqezinjtë: Nesër do të tentojmë…

Kapiteni i Francës, Rafael Varan, foli për mediat e pranishme në konferencën para ndeshjes me Shqipërinë.

rafel varan

Në konferencën nga stadiumi “Air Albania”, Varan foli për skuadrën e “gjelave” në këtë sfidë ndaj kuqezinjve, si edhe u shpreh se ndaj Shqipërisë kërkon një ndeshje krejt tjetër nga ajo me Moldavinë, dhe një paraqitje bindëse.

KONFERENCA E VARAN

Fitorja? “Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të kemi grupin e parë në grupin  tonë”.

bandicam 2019-11-16 17-02-15-625

Çfarë do ndryshoni ndaj Shqipërisë? “Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statik, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të trondisim lojën dhe të jemi më dinamikë. Motivimi jonë është që nëser të fitojmë ndeshjen. Me Moldavinë pjesa e parë nuk ishte e mirë, por nesër jemi të angazhuar për të bërë një lojë të mirë”.

Gabimet me Moldavinë? “Do të them që nesër ne do jemi të mobilizuar. Në ndeshje ndodh edhe të zhgënjehesh. Nesër duhet të jemi të motivuar për të fituar ndeshjen. Duhet të them, se edhe trajneri është i përgatitur që të marrim fitoren për të bërë rezultatin maksimal në grupin tonë.

Çfarë do ndryshoi Deshamp? “Jo koha ka qenë e shkurtët dhe nuk kishim çfarë do të ndryshonim. Nesër do tentojmë të kemi lëvizshmëri, të tentojmë topa të gjatë në thellësi, me qëllim të jemi më shumë në sulm”.

Krahu i majtë? “Jo nuk ka ndryshuar asgjë në rreshtim. Dua të theksoj se ne do të jemi aktivë. Përpjekja jonë është që të japim maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe pas asaj që kemi folur me trajnerin”.

Vendi i parë?  ‘Unë mund të them që duke qenë të parët, do të përballemi me ekipe të mira me ekipet që do krijohen. Por, le t’ia lëmë të ardhmes”.

I trembeni humbjes? “Nuk ka qenë një ndeshje e lehë. E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Do na takoj ne të luajmë fort, edhe Deshamo tha që do jetë një ndehsje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"