“Duam ta kthejmë Italinë atje ku e ka vendin”, Mançini lumturon tifozët: Do fillojmë të mendojmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 13:33

“Duam ta kthejmë Italinë atje ku e ka vendin”, Mançini lumturon tifozët: Do fillojmë të mendojmë për…

Italia ka filluar të rikthehet përsëri ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë të gjithë, pas problemeve që e kanë shoqëruar në vitet e fundit.italia

Kjo edhe falë trajnerit Mançini, i cili në këto eliminatore për Euro 2020, ka marrë 8 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin.

Tekniku Mançini ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat e vendit të tij, ku flet për kombëtaren dhe e pranon se kanë filluar të mendojnë për Europianin.

“Projekti ynë sapo ka filluar, duam ta rikthejmë ekipin kombëtar atje ku e meriton. Nuk e kemi fituar Europianin prej 50 vitesh, do të fillojmë të mendojmë për këtë. Në pankinë vuaj më shumë, sesa kur isha në fushë. Megjithatë është një rol i bukur dhe më pëlqen të punoj me të rinjtë. Objektivi minimal i Italisë? Objektivat tonë nuk kanë kufij.roberto mancini

Ne duhet të fillojmë konkurrencën për të shkuar deri në fund të rrugës që kemi nisur. Tifozët? Më kujtohet shumë mirë entuziazmi i tifozëve në të kaluarën. Nëse kombëtarja rikthehet të fitojë, atëherë edhe tifozët do të dëgjohen më shumë.”, u shpreh Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"