“Duam me çdo kusht fitoren”, rrëfehet Klop: E çuditshme si Junajtid luan kaq dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 10:03

“Duam me çdo kusht fitoren”, rrëfehet Klop: E çuditshme si Junajtid luan kaq dobët

Liverpuli do të presë të dielën në “Anfield” skuadrën e Junajtid në një duel historik. Edhe pse diferencat në tabelën e renditjes midis skuadrave janë të mëdha, trajneri Jurgen Klop beson se “Djajtë e kuq” dinë të bëjnë më mirë se kaq.klop solskjaer

“Është e çuditshme fakti që ata bëjnë një lojë aq të dobët, duke parë cilësitë e lojtarëve të tyre. Nuk e di se cila do ta fitojë ndeshjen, por di që Liverpul-Junajtid gjithmonë ka qenë një ndeshje për t’u ndjekur ku asnjë nga skuadrat nuk kanë qenë favorite për të fituar.

Tifozët do të shohin një ndeshje të zjarrtë, ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, rivaliteti midis dy skuadrave ka qenë gjithmonë i madh. Sigurisht që duam të fitojmë, nuk më pëlqen të shoh tabelën e klasifikimit pasi ka ende shumë ndeshje për të luajtur. T’i marrim takimet një nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë”, tha Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"