“Duam Europën përmes Kupës”, Martini pas shortit: Tirana është në rregull, nuk doja vetëm… Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 20:37

“Duam Europën përmes Kupës”, Martini pas shortit: Tirana është në rregull, nuk doja vetëm… Vllazninë

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është i kënaqur me shortin e Kupës, që vendosi durrsakët në turin gjysmëfinal përballë Tiranës.martini

Tri vite më parë “djemtë e detit”, të drejtuar pikërisht nga Martini, kanë arritur të fitojnë trofeun e Kupës duke mposhtur bardheblutë në finale me shifrat 2-0. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Martini theksoi se kundërshtari që kërkonte të shmangte në këtë tur ishte pikërisht Vllaznia, skuadra e tij e lindjes.

Edi, cili është komenti juaj për shortin?

Ishin tri ekipe të forta dhe normalisht që këdo që do të na vendosnin goglat përballë do të ishte e vështirë. Do të luajmë ndaj Tiranës, që sigurisht është skuadër shumë e fortë, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar.

A do të dëshironit ta shmangnit Tiranën në këto momente?

Jo, realisht në këtë momente nuk do të dëshiroja në gjysmëfinale vetëm Vllazninë. Shorti na vuri përballë Tiranës, por që kemi kohë deri në ndeshjen ndaj tyre. Për mua, si Tirana dhe Egnatia ishin njëlloj, kushdo që të na binte.

Sa shanse keni për të fituar Kupën?

Momentalisht duhet t’i bëjmë hyzmetin kampionatit si fillim, pasi duhet të fitojmë një herë ndeshjet që kemi në radhë. Më pas, në momentin e duhur do të shohim se çfarë do të bëjmë me Kupën. Unë shpresoj që të kapim Europën përmes Kupës.

Z. QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"