“Dua të vazhdoj traditën e gjermanëve”, Gosens: Nuk e kisha të vështirë zgjedhjen e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 21:51

“Dua të vazhdoj traditën e gjermanëve”, Gosens: Nuk e kisha të vështirë zgjedhjen e Interit

Robin Gosens është lojtari më i ri i Interit. Gjermani u transferua nga Atalanta këtë merkato dimri për rreth 27 milionë euro.

gosens

Për kanalin zyrtar të Interit, mbrojtësi ka dhënë intervistën e tij të parë si blerja më e re e klubit.

“Është një nder sepse jam bashkuar me një prej klubeve më të mëdha në Europë. Jam i lumtur që gjendem këtu dhe mezi pres të filloj.”

Takimi me Inzagin

“Ne folëm mbrëmjen e kaluar me video. Më tha se çfarë priste prej meje dhe i thashë disa nga idetë e mia. Ka një dëshirë të madhe për të punuar bashkë dhe mezi pres të jem në fushë me të dhe skuadrën.”

Me Bastonin keni luajtur tek Atalanta. A ndikoi që të vinit këtu?

“Ne flasim gati çdo ditë, jo vetëm tani. Para 2-3 vitesh ai më tha se çfarë klubi i madh është Interi. Për mua nuk ishte një zgjidhje e vështirë dhe nuk kishte pse të më bindte. Më tha për mënyrën e të punuarit dhe për historinë.”

Tradita e gjermanëve tek Interi

“Është një krenari sepse kanë qenë shumë kampion që kanë kaluar në këtë klub. Shpresoj të vazhdoj të shkruaj këtë histori. Është një ambicie që kam. Kam dëshirë që të vazhdoj traditën e gjermanëve.”

Rekordi i golave për një mbrojtës mbahet nga Materaci ( 12 gola në kampionat)

“Është një aset i bukur fakti që shënoj shumë gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë në “San Siro”. Dua të ndihmoj ekipin me golat e mi.”

Mesazh për interistët

“Përshëndetje fansa zikaltër, jam shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu. Mezi po pres t’ju shoh të gjithëve të San Siro dhe të jap gjithçka për Interin”.

INTER

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"