“Dua të sjell në Itali dy trofetë e rëndësishme”, Mançini: Lojtari më i mirë në botë është …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 19:20

“Dua të sjell në Itali dy trofetë e rëndësishme”, Mançini: Lojtari më i mirë në botë është …

Roberto Mançini ka dhënë një intervistë për “Esquire” në të cilën ka folur për objektivat e tij, ndjesinë kur të jepet mundësia të stërvitësh skuadrën kombëtare dhe per lojtarin më të mirë në botë.

Mancini

 

-Të stërvitesh kombëtaren…

Është një ndjesi e jashtëzakonshme të përfaqësosh vendin tënd, por dhe një punë e madhe për të menaxhuar presionin dhe përgjegjësitë e mëdha. Të stërvitësh skuadrën kombëtare nuk është një gjë e thjeshtë, pavarësisht të pasurit skuadrën perfekte. Të stërvitësh Italinë është një mundësi e madhe që nuk të vjen shpesh dhe kur bëhet fjalë për kombëtaren tënde bëhet dhe më e veçantë.

-Jeni një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Italisë. Keni ndonjë pendesë?

Gjithmonë ka pendesa, por jam i lumtur për atë çfarë kam bërë. Dëshiroja ta realizoja si futbollist, por tashmë kam mundësinë të fitoj me kombëtaren time si trajner.

-Një partner ideal në sulm bashkë me ju:

Françesko Toti, i cili e mendon futbollin njësoj si unë.

francesco-totti-roma-lazio-serie-a-11012015_d6tw95talg411qmdpbq8iyk1r

-Lojtari më i mirë aktual:

Lionel Mesi, sigurisht.

skysports-lionel-messi_4854936

-Planet pasi të lësh kombëtaren:

Nuk e kam menduar akoma. Për momentin kam si objektiv t’i rikthej Italisë një Europian dhe një Botëror.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"