“Dua të shoh reagimin e Zlatanit, kur ta ulin në stol”, Tardeli: Më pëlqen Barela, askush nuk do të më ngjasojë si Markizio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:51

“Dua të shoh reagimin e Zlatanit, kur ta ulin në stol”, Tardeli: Më pëlqen Barela, askush nuk do të më ngjasojë si Markizio

Nëpërmjet faqeve të “Gazzetta dello Sport”, Marko Tardeli, përveç një panorame të kampionatit italian dhe daljes hapur se do të kandidojë për zgjedhjet e presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Italianë, ka folur edhe për rikthimin e mundshëm te Milani apo në Serinë A të Zlatan Ibrahimoviçit. 

Tardeli55

“Ibra sërish në Itali? Personalisht mund të them shumë gjëra mbi këtë çështje, por ajo që më intrigon më shumë është mënyra se si Zlatani do të reagojë kur ta ulin në pankinë, për ndonjë ndeshje. Kjo është kureshtja ime më e madhe, duke parë karakterin e tij, – nënvizon ish-mesfushori i Juventusit dhe kampioni i botës me Italinë, në Botërorin e vitit 1982.

– Një Tardeli i ri aktualisht? Besoj se i vetmi në qarkullim për momentin është Nikolo Barela i Interit. Më pëlqen shumë, edhe pse jam i bindur kur them se për nga stili i lojës dhe i të menduarit në fushë, askush nuk do të më ngjasojë si Klaudio Markizio (ish-juventini)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"