“Dua të qëndroj, kemi dëshirë dhe uri për të fituar”, Perisiç pas rikthimit tek Interi: Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 9:46

“Dua të qëndroj, kemi dëshirë dhe uri për të fituar”, Perisiç pas rikthimit tek Interi: Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha

I rikthyer në bazë pas një sezoni si “tripletist” te Bajerni i Mynihut, Ivan Perisiç po pret me padurim të rikthehet në aktivitet me Interin, pavarësisht se zërat e një lamtumire të mundshme vazhdojnë të mbushin faqet e internetit dhe gazetat.
2892088-59549768-2560-1440
“Shpresoj që këtë vit të mund të bëjmë gjëra të mëdha, jam gati”, janë fjalët e prononcuara nga sulmuesi kroat gjatë intervistës për kanalet zyrtare të klubit. Dhe Perisiç ka dashur të shprehë gjithë gëzimin e tij për rikthimin te zikaltrit përmes një postimi në profilin e tij zyrtar “Instagram”, ku po dje postoi një foto të tijën me ngjyrat zikaltër dhe poshtë komentin: “Jam rikthyer”.

Mirë se erdhe në shtëpi…
Faleminderit shumë.

Komplimente për “Tripletën”.
Kam pasur një vit të jashtëzakonshëm, fitova tre trofe me një skuadër të madhe. Në fillim nuk ka qenë e lehtë, pata disa probleme me trajnerin e parë, pas shkurtit më pas dëmtova kaviljen. Megjithatë, pavarësisht kësaj, dolëm nga kjo situatë dhe fituam gjithçka. Ishte një vit pozitiv, tani jam kthyer dhe jam i lumtur. Kam ende dy vite të mbetura në kontratën me Interin dhe shpresoj që këtë vit të mund të bëjmë gjëra të mëdha. Jam gati.

Luajtët 90 minuta kundër Pizës, si shkoi?
Kjo ishte hera e parë pas tre muajsh në një ndeshje të plotë. Nuk ishte e lehtë, nevojitet kohë dhe e dimë që trajnerit i pëlqen të punojë shumë. Jemi në rrugën e duhur, në grup shoh një dëshirë të madhe. Të gjithë janë gati dhe kanë një uri të jashtëzakonshme.

Interi ka vendosur të mbështetet te ju, çfarë prisni në nivel personal?
Pres një vit pozitiv, vitin e kaluar pashë thuajse të gjitha ndeshjet e miqve të mi. Isha tifozi numër një i Interit, fat i keq sepse thuajse arrita të fitoja në të gjitha kompeticionet.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"