“Dua të qëndroj gjatë në këtë ekip”, rrefehet Kesi: Asnjë konflikt me Piolin, ja pse nuk më thirri për ndeshjen me Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:51

“Dua të qëndroj gjatë në këtë ekip”, rrefehet Kesi: Asnjë konflikt me Piolin, ja pse nuk më thirri për ndeshjen me Juven

Frenk Kesi ka qenë një nga emrat më të diskutuar te Milani kohët e fundit, për shkak se u tha se kishte një konflikt me Piolin.kessie

Pikërisht për këtë konflikt me trajnerin, u raportua se futbollisti ka filluar të mendojë largimin nga Milani në merkaton e janarit.

Megjithatë këto zëra i ka mohuar vetë mesfushori, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka sqaruar edhe çështjen pse ai mungoi në ndeshjen me Juven: “Unë nuk kam asnjë konflikt me Piolin, përkundrazi ndihem shumë mirë. Unë nuk u thirra për ndeshjen me Juventusin, për shkak se u vonova pak dhe trajneri vendosi të mos më marrë me ekipin, gjithsesi ishte vendimi i tij. Asgjë serioze. Ai vendosi që unë të luaj përsëri, duke dëshmuar se nuk ka asgjë kundër meje dhe anasjelltas.Franck-Kessie-1

E ardhmja? Nëse do të doja të largohesha, atëherë do ta kisha bërë më parë. Dua të qëndroj këtu për shumë vite, pasi jam në ekipin që kam mbështetur që fëmijë. Për mua ka qenë një ëndërr të luaja këtu dhe do të jap maksimumin për këto ngjyra. Idhulli im është Sedorf, por e pëlqej shumë edhe Esienin, isha shumë i lumtur kur ky i fundit kaloi te Milani.”, u shpreh Kesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"